Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi shkrimtaren koreano-jugore, Han Kang, "për prozën e saj poetike që përballet me traumat historike dhe përshkruan më së miri brishtësinë e jetës njerëzore".
Hang Kang lindi në vitin 1970 në qytetin Guangiu në Korenë e Jugut. Në moshën nëntëvjeçare ajo filloi të jetojë në kryeqytetin Seul. I ati i Kangut është një romancier i njohur. Përveç karrierës si shkrimtare, Kang ka ndjekur edhe pasionin e saj në arte dhe muzikë, elemente këta që mund t’i gjesh të pasqyruar në veprat e saj.
Hang Kang karrierën e nisi në vitin 1993 me publikimin e një numri poemash në revistën "Letërsia dhe shoqëria". Me prozë u prezantua në vitin 1995 me publikimin e një koleksioni me tregime të shkurtra të quajtur "Dashuria e Yeosu", që u pasua nga disa punime të tjera në prozë, përfshirë romane dhe tregime të shkurta.
Çmimi i vitit 2023 shkoi për autorin dhe dramaturgun norvegjez Jon Fosse, i cili u nderua për "dramat dhe prozën e tij novatore, që i japin zë të pathënës".
Çmimi i letërsisë ka qenë prej kohësh i dominuar nga meshkujt, me vetëm 17 gra në mesin e laureateve të tij. Gruaja e fundit që fitoi ishte Annie Ernaux e Francës, në 2022.
Çmimi mbart një fitim prej 1 milion dollarë, nga një trashëgimi e lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel. Krahas çmimit në para, fituesve do t'u jepet edhe një medalje.
Çmimet Nobel për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe u krijuan sipas testamentit të shpikësit dhe binzesmetit suedez Alfred Nobel. Këto çmime nisën të shpërdaheshin në vitin 1901. Nobeli në ekonomi iu shtua listës më pas.
Çmimet Nobel shoqërohen me një vlerë monetare prej 1,1 milion dollarësh secili. Fituesit gjithashtu marrin edhe nga një medalje ari dhe diploma gjatë ceremonisë përkatëse që mbahet në muajin dhjetor.
/rtsh.al/