RTSH 24 Live

Botë

Atentatit ndaj Trump, kush është 20-vjeçari që qëlloi ndaj ish-presidentit

14/07/2024

Atentatit ndaj Trump, kush është 20-vjeçari që qëlloi ndaj ish-presidentit

Thomas Matthew Crookes është 20-vjeçari që ndërmori atentatin ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi të tij në Pensilvani. Në një video që mendohet që agresori pati publikuar para sulmit, Crooks nga Pensilvania, shpreh urrejtjen e tij për republikanët dhe ish presidentin Trump.

“Emri im është Matthew Crooks. I urrej republikanët dhe e urrej Trump”, thotë Crooks në video. 

Sipas mediave amerikane, 20-vjeçari ishte i regjistruar si votues republikan dhe kishte një status aktiv votimi, megjithëse të dhënat e financimit të fushatave tregojnë se në janar të 2021-it kishte dhuruar 15 dollarë për një grup liberal votuesish, përmes platformës demokrate të dhurimit Actblue.

Crooks qëlloi nga çatia e një ndërtese shumë afër ku po zhvillohej tubimi i Trump, ndërsa ai u ekzekutua nga agjentët special vetëm pas sekonda pas kryerjes së atentatin. Policia gjeti pranë trupit të pajetë të autorit edhe një pushkë gjysmë-automatike të tipit AR-15. 

Ndërtesa nga 20-vjeçari hapi zjarr ndodhej rreth 200-300 metra larg ambientit të hapur ku po mbahej tubimi, ndërsa mendohet se nuk ishte siguruar para aktivitetet. I pyetur për një gjë të tillë, kolonel Xhorxh Bivens i policisë së shtetit të Pensilvanisë u shpreh se mesa kuptonte, ndërtesa kishte qenë jashtë perimetrit të sigurisë. 

Sipas tij, shërbimi sekret e kishte të pamundur të siguronte të gjithë zonën pranë mjedisit ku u mbajt mitingu.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të kesh një mjedisi të hapur për publikun dhe ta sigurosh ndaj çdo kërcënimi të mundshëm”, tha Bivens.

Ish presidenti Donald Trump, njëherësh kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA i mbijetoi atentatit me një lëndim në vesh nga plumbi që e preku. Gjatë sulmit humbi jetën një person i pranishëm në tubim dhe mbetën të plagosur rëndë dy të tjerë.

Arsyet e sulmit nuk dihen ende, ndërsa Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ku ka lënë dhe ambientet e spitalit pas marrjes së mjekimit.

/rtsh.al/