RTSH 24 Live

Politikë

Asambleja e PS-së, Andoni: Rama do t’u tregojë socialistëve disiplinë. Kikia: S’pritet të ketë ndryshime në kabinet

11/02/2024

Asambleja e PS-së, Andoni: Rama do t’u tregojë socialistëve disiplinë. Kikia: S’pritet të ketë ndryshime në kabinet

Partia Socialiste po zhvillon Asamblenë Kombëtare, mbledhje që po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa në studion e RTSH 24 opinionistët Ben Andoni dhe Mentor Kikia ndanë opinione të asaj që mund të dalë nga ky takim i socialistëve.

Andoni tha se Rama, me praninë dhe fjalën e tij në Asamble, do t’u tregojë socialistëve disiplinë.

Në rast se është me dyer të mbyllura, atëherë pse duhej të kishte këtë lloj vëmendje? Në momentin që bëhet për çështje të brendshme është rutinë  e rutinës që nuk ishte nevoja të bëhej Asamble. Por zoti Rama, me praninë e tij dhe fjalën që do mbajë do t’u tregojë disipline dhe çfarë ka ndodhur këto kohë nëpërmjet mesazheve të tij. Zoti Rama nuk dha përgjigje për asgjë direkte, pra nuk është zoti Rama që ka qenë më përpara, foli në formë shumë zyrtare dhe duket që atë vëmendje që prej javësh, muajsh e ka patur PD, do ta kthejë drejt PS-së. Po ta krahasojmë me Asamblenë e kaluar, Rama u ka folur shumë ashpër njerëzve të tij dhe kritikat e tij kanë qenë shumë të ashpra për mbarëvajtjen e PS-së”, u shpreh ai.

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia tha se në këtë Asamble nuk pritet të ketë rokadë emrash në qeveri dhe se, në rast se nuk do të ketë të papritura, PS do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2025 me kabinetin që ka aktualisht.

PS është një parti që është aktive gjithmonë. Nuk e shikoj në një moment krize PS, por në një moment të favorshëm sa i takon raporteve me elektoratin, kjo ji sepse PS shkon me një barrë suksesesh prej mirëqeverisjes, por prej shpartallimit të kampit tjetër politik. Në stadin ku jemi nuk mendoj që do i duhet ndonjë sforco e madhe për të fituar. Ajo që pritet nga forume të tilla është pikërisht ndryshime apo rokadë emrash në qeveri, por kjo nuk do ndodhë edhe vetë kryeministri ja mbyllë derën kësaj kur tha që nuk do ketë ndryshime dhe duket se ky do të jetë kabineti me të cilin do të shkohet në zgjedhje nga PS, nëse nuk do ketë ndonjë surprizë rrugës, por të programuar nga kryeministri nuk pritet të ketë ndryshime në kabinet. Asambleja e sotme mesa duket do t’i dedikohet fillimit të fushatës zgjedhore”, tha Kikia.

/rtsh.al/