Arti shqiptar është në zi. Jorg Papingji një ndër poetët më të njohur shqiptarë dhe bashkëautor i shumë këngëve është shuar në moshën 81-vjeçare. Fatkeqsisht ai nuk arriti të kapërcejë sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.
Ndër vite poezitë e tij frymëzuan kompozitorët shqiptarë për krijime të shumta në anketa muzikore dhe Festivalet e RTSH-së, duke fituar mjaftë çmime.
Shumë prej tyre ndër vite janë bërë hite.
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në "Festivali i Këngës", njëri prej të cilave "Zemërimi i një natë" ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.
Bilanci i krijimeve të Papingjit është rreth 4000 poezi.
Në vlerësim dhe respekt të punës së tij Papingji, është dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës.
Kuvendi mbajti mbrëmjen e së enjtes një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të poetit dhe mjeshtrit të madh të teksteve të këngëve, Jorgo Papingji.
- Rama: Lamtumirë maestro Jorgo Papingji
Kryeministri Edi Rama ke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kantautorit Jorgo Papingji.
“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, shkruan kryeministri Rama.
- Ndarja nga jeta e poetit Jorgo Papingji, Meta: Vargjet e tij, do të jetojnë përgjithmonë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji në moshën 81-vjeçare.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se, “vargjet e Papingjit janë të mrekullueshme dhe se të përkthyera në tinguj do të jetojnë përgjithmonë”.
Gjithashtu kreu i PL-së o shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të poetit.
- Kryebashkiaku Veliaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Jorgo Papingjit: Kontributi i tij, një trashëgimi e vyer e artit shqiptar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit dhe autorit të shumë këngëve, Jorgo Papingji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se ai la pas një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar. “I trishtuar për largimin nga jeta të poetit dhe autorit të dhjetëra këngëve të njohura, Jorgo Papingji! Kontributi yt i jashtëzakonshëm është një trashëgimi e vyer e artit Shqiptar.
U prehsh në paqe”, shprehet Veliaj.
/rtsh.al/