RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Artan Grubi dhe Enver Bexheti shpallen “Non Grata” nga SHBA

09/12/2024

Artan Grubi dhe Enver Bexheti shpallen “Non Grata” nga SHBA
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi shpallet 'Non Grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e zezë ku nga Maqedonia e Veriut ka shtuar Artan Grubin, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së, si dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në bazë të nenit 7031, Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Mijalkovi është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së që nga viti 2022.

DASH bënë të ditur se në kuadër të këtij aksioni në listën e zezë janë futur dhe anëtarët e familjes së ngushtë të Artan Grubit.

/rtsh.al/