Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit të Lushnjës, ku një 25-vjeçar ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) një tjetër shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mes dy shtetasve, E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë dhe A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë.
Pas një grindjeje të momentit, E. Ç. ka goditur me thikë A. Y., i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe kanë organizuar veprime të shpejta operacionale, duke mundësuar arrestimin në flagrancë të E. Ç. për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/