RTSH 24 Live

Politikë

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent

5 orë para

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit, dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Kreu demokrat është ndalur në deklaratën e tij në arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,duke u shprehur se nuk mund të mbrojet një person, që sipas tij, ka vjedhur e shpërdoruar 960 mijë euro.

Të dalësh këtu, të mbrosh njeriun, i cili vetëm fustane grash dhe të brendshme të tyre, ka vjedhur dhe shpërdoruar 960 mijë euro dhe qindra mijëra të tjera që i kam aty, që nuk ia ka përfshirë fare prokurori, ia ka amnistuar, kur e di që pensionistët marrin një pension që nuk u mjafton për një javë ilaçe, do të thotë se ndërgjegjja njerëzore është fshirë... është zëvendësuar me llojin e një specie tjetër, specie hajdutësh.

Se kush në këtë tokë nuk mund të flasë për një njeri që ka vënë firmat mbi një objekt për të cilin qytetarët e Tiranës kanë paguar 130 milionë euro dhe nuk ekziston.

Po unë besoj se nuk ka shqiptar që mund të besonte, po të mos shihte faturat një më një se Velica- nuk është fyerje- që e shoqja e Erion Veliajt të ketë blerë bizhu dhe fustane sa e shoqja e Asadit.

Po ju dilni këtu e më thoni, yt shoq sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj?”, deklaroi Berisha, ndërsa më tej ka akuzuar Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se ka marrë nga emigrantët në Londër 500 mijë euro.

“Në qoftë se ju merrni të vërtetat për fyerje, ky është problemi juaj, po unë i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro.

Se përveç 500 mijë eurove, Ulsiu kërkon çantën Louis Vuitton”, vijoi Berisha.

/rtsh.al/