RTSH 24 Live

Politikë

Tensione në Kuvend, Noka tenton të godasë Ballën me shishe. Përjashtohet nga seanca

5 orë para

Tensione në Kuvend, Noka tenton të godasë Ballën me shishe. Përjashtohet nga seanca

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme (13 shkurt) plenare, ku deputeti demokrat, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji Ministrin Taulant Balla.

Ky i fundit po fliste nga vendi, kur Noka u afrua pranë foltores dhe hodhi shishen e ujit drejt Ballës. Për pasojë, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiroapli përjashtoi Nokën nga seanca, ndërsa po ashtu edhe seanca u mbyll për 5 minuta.

/rtsh.al/