RTSH 24 Live

Politikë

Kuvendi shtyn në 17 shkurt seancën pas dhunës dhe problemeve me mbarëvajtjen

5 orë para

Kuvendi shtyn në 17 shkurt seancën pas dhunës dhe problemeve me mbarëvajtjen

Shtyhet për ditën e hënë (17 shkurt) seanca plenare që nisi ditën e enjte. Shkak për shtyrjen u bënë aktet e dhunës në Kuvend dhe pengesat në mbarëvajtjen e sesionit pas mungesës së kartave të votimit të disa deputetëve.

Seanca u shoqërua me tensione të vazhdueshme, që çuan në ndërprerje të përsëritura, sikurse ishte tentativa e deputetit demokrat Flamur Noka për të goditur me shishe uji ministrin për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, theksoi se të hënën në orën 10:00 do të vijohet me diskutimet dhe votimin e rendit të ditës.

Kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre krejtësisht të paarsyeshme. Për shkak të të situatës së krijuar, akteve të dhunës të përsëritura dhe të tjera probleme të rënda të mbarëvajtjes së seancës për shkak të dhunës së ushtruar, kjo seancë shtyhet për të hënën në orën 10:00. Uroj që të hënën të vini me mend të tjera dhe t’i kthehemi normalitetit, votimeve siç na takon”, deklaroi Spiropali.

Në seancën e sotme plenare, deputetja demokrate Elda Hoti u pa duke mbajtur kartat e disa deputetëve në duar, duke pamundësuar votimin e projektligjeve dhe vendimeve të parashikuara, mes tyre edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

/rtsh.al/