Armela Krasniqi, është drejtuesja e Autoritetin e Mediave Audiovizive, për 5 vitet e ardhshme. Parlamenti e mandatoi një ditë me 83 vota, Znj Krasniqi, e cila vjen nga një angazhim mbi 20 vjeçar në fushën e medias dhe komunikimit.
Armela Krasniqi që prej vitit 2017 mbante postin e Drejtores së Agjencisë telegrafike Shqiptare, duke e rikthyer agjencisë zyrtare të lajmeve, në të njëjtin nivel me agjencitë e vendeve më të konsoliduara në fushën e medias. Drejtuesja e ATSH, Armela Krasniqi, permes votimit të fshehtë, eshte zgjedhur nga 32 agjensi europiane të lajmeve në bordin drejtues të Agjensive Europiane të Lajmeve.
Krasniqi mban aktualisht edhe postin e Presidentes së ABNA- SEE (Presidente e Aleancës Ballkanike dhe Juglindore të lajmeve)Në krye të ATSH-s, Armela Krasniqi organizoi në Tiranënë 2018, “Agjensitë e lajmeve vs Lajmet e rreme”, ndrsa me iniciativë të saj u hartua "DEKLARATA E TIRANËS për lajmet e rreme, nënshkruar nga 13 agjensi europiane lajmesh.
Gjatë kësaj periudhe Krasniqi referoi në aktivitet të rëndësishme ndërkombëtare mbi “Politika e disinformimit”,ku kjo fjalë u botua në „Diplomat Magazinë“,revistën e parë diplomatike në holandë.
Në 2018,në Stamboll, Armela Krasniqi, referoi në panelin “Si mund të mbijetojnë mediat në epokën digjitale“ dhe po në të njëtin viti organizoi konferencat ndërkombëtare “Shqiptarët dhe Serbët – Po më tej?”, të mbajtura në Beograd dhe Tiranë.
Zonja Armela Krasniqi, e rradhit ATSH-së, në panele të rëndësishëm, krah drejtuesve të agjencive më prestigjoze në botë si Associated Press, AFP etj.
Fillesat e saj, Armela Krasniqi, drejtuesja e zgjedhur e AMA-s, i nisi fillimisht në Shijak TV dhe më pas në Televizioni Shqiptar ,si Drejtore e Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH, drejtuese edicionesh informative dhe emisionesh në RTSH, TVA dhe News24.
Drejtuesja e re e AMA-s, ka në cv e saj një praktikë pune në Presidencën e Rajonit të Umbrias, me bursë të ministrisë së Jashtme Italiane. Po gjatë kësaj periudhe punë në gazetën “Corriere dell Umbria” si dhe një praktikë punë në (kabinetin e Kryeministrit) në Mbretërinë e Bashkuar, me bursë të British Council.(keshillit britanik)
Armela Krasniqi është diplomuar në degën e Gazetarisë në Fakultetin e Histori Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin ’99.
Aktualitet
Armela Krasniqi, drejtuesja e AMA-s, kariera e saj në 20 vite në media dhe komunikim
08/07/2021