RTSH 24 Live

Kulturë

Arkivi i Ismail Kadaresë- Bardhyli: Ikja e tij, humbje për kulturën shqiptare

05/09/2024

Arkivi i Ismail Kadaresë- Bardhyli: Ikja e tij, humbje për kulturën shqiptare

Publicistja Alda Bardhyli e ftuar në studion e RTSH 24 ka deklaruar se shuarja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është humbje e madhe për kulturën shqiptare.

Bardhyli u shpreh më tej se në Shqipëri një hov të veçantë kanë marrë bibliotekat dixhitale.

Mënyrë për të çuar para idetë, sfidat e përbashkëta dhe për ta parë teknologjinë si një mënyrë për të përsosur qëllimet tona.

Mendoj se teknologjia ka marrë jetë dhe është pjesë e rëndësishme e të përditshmes sonë.

Mendoj se dhe në Shqipëri po marrin hov bibliotekat dixhitale, hapësirat ku të lexojmë në mënyrë virtuale.

Kjo është sfidë që duhet parë në mënyrën si duhet të bashkëjetojmë dhe se si ne të përsosim idetë tona për leximin apo kulturën në tërësi", u shpreh Bardhyli.

Disa javë më parë familja Kadare dorëzoi në arkivat shqiptarë, dorëshkrime, foto, shënime dhe krijimtari të kolosit të letrave shqipe.

Kjo krijimtari e çmuar e Kadaresë, do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

/rtsh.al/