RTSH 24 Live

Kulturë

ARDHJE 2020

12/11/2020

ARDHJE 2020
Finalistët "Ardhje 2020"

Çelet ekpozita e Finalistëve të Çmimit ARDHJE 2020 në galerinë Zeta në Tiranë. Me artistët: Bib Frrokaj, Lori Lako, Floida Skraqi dhe Vangjush Vellahu.

Çmimi ARDHJE u krijua në vitin 2005, duke u bëre pjesë e rrjetit Young Visual Artists Awards (YVVA), më 2007. Çmimi ARDHJE tashmë është një konkurs dhe çmim i përvitshëm, që ka për qëllim të nxis krijimtarinë, ekspozimin publik, dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ndërkombtarisht. ARDHJE, ashtu si dhe çmimet simotra në Europën Lindore dhe Juglindore, është një konkurs i hapur, që fton artistët deri në 35 vjeç të marrin pjesë në një proces transparent, duke ju  ofruar jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional. Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës, vendas dhe ndërkombëtar, përzgjedh 4 finalistë, të cilëve ju mundësohet një buxhet prodhimi dhe një kurator për ekspozitën. Fituesi/ja e çmimit zgjidhet për meritën dhe premtimin artistik të demonstruar në bazë të portfolios artistike dhe CV’s, veprës së ekspozuar në ekspozitën e finalistëve, intervistës me jurinë ndërkombëtare dhe potencialit për të përfituar nga përjetimi i skenës artistike të New York-ut, përgjatë dy muaj qëndrimi tek Residency Unlimited.

Juria ndërkombëtare është e përbërë nga, Christiane Kada, historiane arti, kuratore e pavarur dhe drejtore për rezidencat ndërkombëtare për artistët nga rajoni i Styria-s, në Graz, Austri; Francesca Altamura, kuratore dhe organizatore eventesh kulturore në New York, USA; Leonard Qylafi, artist, përfaqësues i Shqipërisë në Ekspozitën e 57-të Ndërkombëtare të Artit, La Biennale di Venezia (2017) dhe fitues i Çmimit ARDHJE 2008, Tiranë.

Çmimi ARDHJE 2020, është mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding – New York,  YVVA – The Young Visual Artists Awards dhe Residency Unlimited – New York. 

 Fituesi i Çmimit ARDHJE do të ketë mundësinë e eksperiencës dy mujore në programin e rezidencave, në Residency Unlimited, në New York, http://residencyunlimited.org, si dhe një ekspozitë personale në Qendrën ZETA. 

Fituesi i Çmimit ARDHJE 2020, do të shpallet gjatë hapjes së ekspozitës.

Ekspozita e finalistëve të Çmimit ARDHJE 2020, do të jetë e hapur deri më 12 dhjetor, 2020.