Vijojnë aplikimet për programet master shkencor dhe profesional në universitetin Fan Noli të Korçës. Më të preferuarat nga studentët kanë qenë masteri shkencor Etikë dhe Lidership në të cilin janë tejkaluar kuotat e përcaktuara, si dhe Marketingu digjital i cili sërisht është mjaft i kërkuar.
Deri më tani janë rreth 320 studentë që kanë aplikuar për të vijuar studimet master pranë universitetit Fan Noli në Korçë. Janë 14 mastera profesionalë me nga 60 kredite, një master profesional me 120 kredite, si dhe 14 mastera shkencorë. Këtë vit akademik është çelur edhe masteri shkencor statistikë e aplikuar i cili është mjaft i kërkuar nga ana e studentëve.
/RTSH/