RTSH 24 Live

Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Beleri, detyrim paraqitje për bashkëpunëtorin

01/06/2023

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Beleri, detyrim paraqitje për bashkëpunëtorin

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Fredi Belerin, fitues për kryetar Bashkinë Himarë, duke mos pranuar kërkesën e tij të lehtësim të masës së sigurisë “arrës me burg”.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi u akuzua se u ka premtuar shumë monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshin u la nga GJKKO në “detyrim paraqitje”, për shkak të problemeve shëndetësore.

Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.

Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.

/rtsh.al/