RTSH 24 Live

Televizion

Anxhela Peristeri fiton çmimin e parë në festivalin e 59-të të këngës

23/12/2020

Anxhela Peristeri fiton çmimin e parë në festivalin e 59-të të këngës

Mbyllet nata finale e Fest-59, spektaklit më fantastik të muzikës shqiptare që u organizua dhe u transmetua nga RTSH. Juria e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës”, shpalli fituese Anxhela Peristerin me këngën “Karma”. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar, në YouTube.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut. Gjatë mbrëmjes së sotme u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.