RTSH 24 Live

Letërsi

Antologji poetike nga Nikaj – Mërturi, "Kanë zënë vend yjtë për me ndje"

25/11/2023

Antologji poetike nga Nikaj – Mërturi, "Kanë zënë vend yjtë për me ndje"

Është promovuar në kryeqytet antologjia poetike me titull “Kanë zanë vend yjtë vajin për me e ndje”. Kjo vepër e mundësuar nga Shoqata Nikaj-Mërtur përmban një sërë zhanresh të krijimtarisë së kësaj treve, si trashëgimi e Eposit që kryesisht lëvrohet në botëkuptimin e zonave të Shqipërisë veriore. 

Pavarësisht se këto këngë kanë kaluar gojë më gojë, brez pas brezi, mendohet të jenë krijuar si rreth kohës para pushtimeve sllave në Ballkan. 
 
Një prej tipareve më të qenësishme të traditës poetike të Nikaj – Mërturit është lashtësia e temave, motiveve e mikrostrukturave që janë ruajtur në të. Argumenti që e vërteton këtë lashtësi është prania e këtyre arketipave në poezinë gojore arbëreshe përpara periudhës osmane. 
 
Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh.al /