RTSH 24 Live

Kronika

Ankimimet e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, ja data kur shqyrtohet padia për rezultatin e Shkodrës e Durrësit

02/06/2021

Ankimimet e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, ja data kur shqyrtohet padia për rezultatin e Shkodrës e Durrësit

Kolegji zgjedhor ka vendosur se kur do të zhvillojë seancat për shqyrtimin e padive të bëra nga PD  për qarkun e Shkodrës, Durrësit dhe Beratit lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për ato. Kolegji Zgjedhor më datë 4 qershor do të shqyrtojë padinë për qarkun e Beratit në orën 10:00, më datë  9 qershor do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

Më herët Kolegji Zgjedhor ka vulosur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës duke rrëzuar padinë e PD dhe LSI pasi e konsideroi atë si të pabazuar në prova. Të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor. Pasi KAS ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin , radhën e shqyrtimet të ankesave e ka Kolegji Zgjedhor, i cili do të vulosë përfundimisht rezultatin dhe do t'i hapë rrugë certifikimit të zgjedhjeve të 25 prillit për të konfirmuar 140 ligjvënësit e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.