RTSH 24 Live

Botë

Anija ruse hynë në ujërat e Britanike për herë të dytë

6 orë para

Anija ruse hynë në ujërat e Britanike për herë të dytë

Marina Britanike ka njoftuar se ka identifikuar një anije spiune ruse në ujërat britanike për herë të dytë brenda disa javësh, duke rritur masat për të mbrojtur sigurinë e ujërave të Mbretërisë së Bashkuar. Anija ruse, Yantar, e njohur për operacionet e saj të spiunazhit nënujor, kaloi këtë javë përmes Kanalit të Anglisë, ku u rrethua nga anija HMS Somerset, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Yantar kishte hyrë në ujërat britanike për herë të parë në nëntor dhe dyshohet se kishte kryer aktivitete mbi infrastrukturën kritike nënujore, përpara se të largohej për në Mesdhe pas një paralajmërimi nga një nëndetëse britanike. Sidoqoftë, anija është kthyer dhe ka ripërsëritur operacionet e saj këtë javë.

Ky incident vjen në një periudhë të tensionuar për sigurinë ndërkombëtare, pas rritjes së shqetësimeve për sabotimin rus të infrastrukturës në ujërat ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e Luftës në Ukrainë dhe ngjarjeve të tjera në Detin Baltik. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se Mbretëria e Bashkuar po forcon mbrojtjen e infrastrukturës nënujore dhe kabllove strategjikë, duke shtuar patrullimet dhe mbikëqyrjen ajrore për të mbështetur përpjekjet e NATO-s.

"Mesazhi im për presidentin Putin është i qartë. Ne e dimë se çfarë po bëni dhe nuk do të shmangim veprimet e forta për të mbrojtur Britaninë," tha Healey. Po ashtu, qeveria britanike ka njoftuar vendosjen e një sistemi të avancuar të AI, Nordic Warden, për të monitoruar dhe siguruar mbrojtjen e deteve të hapura.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi të komentojë incidentin gjatë një konference për shtyp, duke thënë se nuk ishte i njohur me këtë çështje, pa dhënë më shumë detaje.

/rtsh.al/