RTSH 24 Live

Kosovë

Analistja Emini: Mbedhja e OKB nuk ishte fitore për Kosovën. Doli bashkëfajtore për Banjskën

09/02/2024

Analistja Emini: Mbedhja e OKB nuk ishte fitore për Kosovën. Doli bashkëfajtore për Banjskën

‘Dinari serb dhe nervat e aleatëve’, ka qenë të premten në mbrëmje tema e emisionit ‘3D’ në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi.

Analistja Donika Emini, nga Londra, në komentet e saj lidhur me ballafaqimin në OKB të kryeministrit, Albin Kurti me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, theksoi se mbedhja e OKB nuk ishte një fitore për Kosovën, pasi doli edhe ajo bashkëfajtore për Banjskën.

“Është tipike në Ballkan me mat suksesin në bazë të fjalimeve. Ato janë të rëndësishme në OKB, por nuk e ndryshojnë realitetin në terren. Të gjithë liderët kosovarë e kanë shfrytëzuar OKB. Në OKB, Kosova ka qenë brilante, por nuk ka ndryshuar asgjë në realitet. Serbia e kërkoi mbledhjen e OKB-së dhe tregoi se ka fuqi. Pamë një koordinim shumë të mirë mes Serbisë dhe Rusisë. Putin edhe në intervistën e tij e artikuloi fort Kosovën. OKB-ja ka qenë një fushë-betejë jo e lehtë për Kosovën. Me vakumin e lidershipit në BE, zgjedhjet në SHBA, krizat e njëpasnjëshme, tregon se dialogu do mbetet të zhvillohet vetëm në OKB dhe kjo nuk e favorizon Kosovën. Kurti pati një fjalim panoramik, por është naive të besosh se një fjalim ndryshon situatën në terren. Edhe Kosova doli si bashkëfajtore për Banjskën. Kjo është shumë problematike. Ka shumë fronte që janë hapur në shumë vende të botës.”, tha Emini.

/rtsh.al/