RTSH 24 Live

Sociale

Amvisat nisin përgatitjen e pastërmasë, një traditë e trashëguar

27/11/2024

Amvisat nisin përgatitjen e pastërmasë, një traditë e trashëguar

Në Korçë vijojnë ende të ruhen disa prej traditave të vjetra, të trashëguara nga të parët tanë. Një prej tyre është dhe përgatitja e mishit të thatë ose siç njihet në gjuhën popullore, pastërmaja. Amvisat tashmë kanë nisur përgatitjen e saj ndërsa na tregojnë sesi kryhet procesi i tharjes. Ato thonë se pastërmaja ka një shije të veçantë dhe shkon me motin e ftohtë pasi përshtatet edhe me gatimet e stinës së dimrit.

E kemi pasur traditë që nga pleqtë tonë deri në ditët e sotme. Pastërmanë e bënin me rripa, e bënim me kripë dhe e linim 3-4 ditë pastaj e vinim në zjarr dhe deri në maj vazhdo, ka tjetër shije”, u shpreh një amvisë.

Përgatitja e mishit në këtë formë ka një shije karakteristike e mund të përgatitet me mish qengji, dhie apo dhe lope dhe reziston për disa muaj. Ajo mund të piqet në prush ose mund të gatuhet në gjellë, zakonisht në fasule apo dhe të konsumohet me turshi.

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/