RTSH 24 Live

Kulturë

Ambasadori japonez promovon traditën, nga Gjirokastra Takada Mitsuyuki me kostum popullor të malësorit

22/05/2023

Ambasadori japonez promovon traditën, nga Gjirokastra Takada Mitsuyuki me kostum popullor të malësorit

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki zgjodhi Gjirokastrën për realizimin e një  seti fotografik, ku në qendër kanë qenë kostumet popullore dhe tradita. I veshur me kostumin e burrave të veriut, Ambasadori Takada  përcolli mesazhin e ruajtjes dhe trashëgimisë etnografike Shqiptare.

Për fotografin Roland Tasho ky set fotografik vjen në kuadër të ciklit të promovimit të veshjeve tradicionale nga të huaj, dhe kryesisht Ambasadorë.

Promovimi i kostumografisë Shqiptare nga personalitete të diplomacisë vjen edhe në kuadër të festivalit Folklorik Kombëtar, i cili do të mbahet në fund të muajit qershor në Gjirokastër. Nga ana tjetër, ky lloj promovimi mbetet një hallkë e rëndësishme e zinxhirit turistik për qytetin e gurtë.

/RTSH/