RTSH 24 Live

Aktualitet

Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë në Gjermani

22/01/2021

Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë në Gjermani

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se duke filluar nga dita e dielë shqiptarët do të jenë të detyruar të bëjnë testin COVID para se të hyjnë në Gjermani dhe 10 ditë karantinë pas mbërritjes. Ky vendim vjen pasi Qeveria Federale e Gjermanisë e ka klasifikuar Shqipërinë si një zonë me incidencë të lartë të koronavirusit, së bashku me 24 vende të tjera.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane:

I E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani!!!

-Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

-Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

-Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:

- Hyrje vetëm me testim negativ

- 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

- Regjistrimi i hyrjes (www.einreiseanmeldung.de)