RTSH 24 Live

Rajon

Albin Kurti thirrje BE-së: “Serbia të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”

26/10/2021

Albin Kurti thirrje BE-së: “Serbia të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj Serbisë pasi kjo e fundit ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd. Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit. “Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan kryeministri kosovar Albin Kurti.