Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi u bë me dije nga burime për RTSH, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit nga ky post, por vjen fill pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e re.
Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se postin e Ficos do e zërë Alma Cani, e cila deri në këto momente ka mbajtur detyrën e nëndrejtoreshës së spitalit "Shefqet Ndroqi".
Albana Fico mbante detyrën e kreut të QSUT-së prej tre vitesh që nga dhjetori i 2021-shit, pas largimit nga drejtimi i këtij institucioni nga Enkelejd Joti.
Para kësaj detyre, Albana Fico ka mbajtur postin e kreut të ISHP-së.
/rtsh.al/