RTSH 24 Live

Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 9 punonjës policie në Gjirokastër

24/10/2023

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 9 punonjës policie në Gjirokastër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka njoftuar sot se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, se ka caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie pranë Drejtorisë vendore të në Gjirokastër.

Sipas njoftimit, dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar

Agjencia njofton se, është marr masa e sigurimit për ; Drejtues B.T., Koordinator i Operacionit me FRONTEX;Kryekomisar F.M., Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër; Komisar R.R., Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër;N/Komisar E.K., Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër; N/Komisar B.K., Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër; Inspektor R.B., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër;

Inspektor D.S., Trup Shërbimi në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër; Inspektor E.K., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër;Inspektor D.Ç., Trup Shërbimi në DVKM Gjirokastër.

“Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e bërë.

Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.

/rtsh.al/