RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksidenti tragjik në Rrubik, humbin jetën prindërit dhe dy fëmijët

14/01/2021

Aksidenti tragjik në Rrubik, humbin jetën prindërit dhe dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para kanë mbetur të vdekur katër persona, ndërsa një tjetër është plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Ndërkohë për aksidentin ka reaguar edhe policia.

"Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje."

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.