RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Varhelyi: Lajm i tmerrshëm! Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave!

23/11/2021

Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Varhelyi: Lajm i tmerrshëm! Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave!

Për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona pasi një autobus u përfshi nga flakët pas përplasjes, ka reaguar edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Në një postim në Twitter ai shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e viktimave dhe solidarizohet me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Oliver Varhelyi.