RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vdes punonjësi i policisë

16/09/2023

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vdes punonjësi i policisë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Rubik-Rrëshen. Në aksident janë përfshirë dy automjete ku një punonjës policie ka ndërruar jetë ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë 50-vjeçari, Gëzim Lazri punonjës policie. Lazi është aksidentuar teksa kishte lënë shërbimin pranë Komisariatit të Policisë Mirditë dhe po kthehej në shtëpi.

"Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë). Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore", thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/