Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në Rrugën e Kombit. Sipas informacioneve të para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin në afërsi të Fanit në Mirditë. Në aksident janë përfshirë një automjet Audi Q7 dhe Wolsvagen Passat, ndërsa raportohet edhe për të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.