RTSH 24 Live

Televizion

Akademia e Trainimeve të RTSH në Kukës, synimi, unifikimi i standarteve profesionale të medias publike

08/09/2023

Akademia e Trainimeve të RTSH në Kukës, synimi, unifikimi i standarteve profesionale të medias publike

Radio Televizioni i Kukësit ishtë qendra e radhës ku Akademia e Trajnimeve e RTSH vijon shkëmbimin e eksperiencave dhe përvetësimin e standarteve të unifikuara profesionale të medias publike. 

Për dy ditë me radhë,  gazetarë, operatorë, montazhierë dhe teknikë trajtuan synimet që tashmë ka RTSH në zhbërjen e dallimeve profesionale midis redaksisë qendrore dhe atyre lokale.

Sipas drejtorit të Akademisë Elton Metaj, “Terreni duhet të jetë jeta përditshme e gazetarit. Nuk mund të kemi një gazetar që refuzon terrenin, nuk mund të këmi një gazetar që i rri larg terrenit. Duhet të kuptohet që terreni është jeta e gazetarit. Nuk ka gazetarë të nivelit të parë dhe nivelit të dytë. Ka gazetarë që punojnë çdo ditë në terren.  Ka gazetarë që duhet të rrijnë pranë shqetësimit të njerëzve dhe duhet të kuptuar si në Kukës,  si në Tiranë si kudo çdo njeri ka një histori për të treguar, ngjarje për të rrëfyer dhe besoj shqetësimet e njerëzve duhen sjellë në ekranin tonë” u tha zoti Metaj gazetarëve.

Eksperiencat e RTSH qëndrore i shtohen Radio Televizionit të Kukësit për të synuar në vazhdim rritjen e standartit të raportimit, por edhe pasurimin e programacionit me tema të ndryshme të lokalitetit në qarkun e Kukësit. 

Ky është viti i katërt që RTSH Kukësi shkon te publiku edhe vizualisht. Kjo periudhë i shtohet historikut 64 vjeçar të Radio Kukësit, radios historike me peshë, jo vetëm lokale, por edhe për bashkëkombasit tanë në Kosovë.

Gazetar: B.Gërmizi                   

Operator: U.Bajraktari          

Montazhi: A.Çajku 
  
/ rtsh.al /