RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Ahmeti pret Spiropalin: Europa do të na bashkojë

2 orë para

Ahmeti pret Spiropalin: Europa do të na bashkojë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin e cila po zhvillon një vizitë zrtare sot në Shkup.

Me anë të rrjeteve sociale, Ahmeti ka bërë publike foto nga takimi, teksa shkruan se, “me Znj.Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida.

Gjithashtu, vijon ai, “i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitimitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë”.

“Kemi biseduar për nevojën për Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, duke ndarë edhe përvojat konkrete me Shqipërinë në këtë sferë mjaft të rëndësishme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende aleate duhet që së bashku ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

 

 

/rtsh.al/