RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali vijon vizitën në Shkup, takon Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe Kryetarin e LSDM, Felipče

4 orë para

Spiropali vijon vizitën në Shkup, takon Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe Kryetarin e LSDM, Felipče

Në vijim të vizitës në Shkup, Kryetarja e Kuvendit Spiropali u takua me z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI, dhe z. Talat Xhaferi, ish Kryetar i Kuvendit të RMV dhe ish kryeministër, me të cilët diskutoi mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor demokratizimi, integrimi, stabiliteti e paqeje në vend e në rajon dhe nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV. Kryetarja e Kuvendit u shpreh kështu:

““Gjithmonë i veçantë takimi me Kryetarin e BDI, bacën Ali Ahmeti, dhe z. Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Krenarë mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti, paqeje dhe orientimi euro-atlantik në vend, ku theksuam nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV si dhe respektimin e arritjeve shumëplanëshe të tyre në funksion të një shoqërie multietnike e demokratike.”

Me kryetarin e LSDM-së, z. Venko Felipče, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera me RMV, partneritetin si anëtarë të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në BE, integrimit rajonal dhe përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në RMV. Znj. Spiropali shprehu vlerësimin për qeverisë e drejtuara nga LSDM-së për avancimin e RMV drejt integrimit në BE, progresin politik dhe ekonomik të RMV dhe përpjekjet për të krijuar një shoqëri funksionale demokratike multietnike.

/rtsh.al/