RTSH 24 Live

Politikë

Hetimi i krimeve dhe rritja e aftësive, SHBA dhe AMP trajnojnë oficerët e policisë

3 orë para

Hetimi i krimeve dhe rritja e aftësive, SHBA dhe AMP trajnojnë oficerët e policisë

Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ICITAP në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore do të trajnojë 15 hetues të AMP-së në Ministrinë e Brendshme për të rritur aftësitë e oficerëve të policisë në hetimin e krimeve.

Sipas ambasadës amerikane në Shqipëri, theksohet se ky trajnim kërkon të përmbushë standarde kombëtare ku deri më tani janë trajnuar 160 oficerë të policisë dhe se vijon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit.

Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA - ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.

Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shqipëri.

/rtsh.al/