Agjensia e Shërbimeve Utilitare Devoll vazhdon punën në fshatin Vishocicë për sistemimin e ujrave të bardha. Një gjë e tillë është bërë me dije nga Florenc Zyfi drejtor i Agjensisë së Shërbimeve Utilitare. Sipas tij gjithashtu kjo drejtori po vijon me ndërtimin e mureve mbajtëse në rrugën kryesore të fshatit. Gjithashtu Zyfi është shprehur se tek këto kanale kishte shumë kohë pa u investuar prandaj u pa i nevojshëm edhe ndërhyrja. Nga ana tjetër edhe banorët shpesh herë kanë bërë kërkesa për këto investime.
Me përfundimin e ndërtimit të mureve mbajtëse dhe të sistemimit të ujrave të bardha sipas Zyfit Agjensia e Shërbimeve Utilitare do të vijojë punën po në këtë fshat për sistemimin e kanaleve të ujrave të zeza në një lagje.