RTSH 24 Live

Aktualitet

Abuzuan me detyrën, DPSHTRR: Largohen nga detyra 3 punonjës të Kontrollit Teknik, penalizohen 6 të tjerë

19/05/2023

Abuzuan me detyrën, DPSHTRR: Largohen nga detyra 3 punonjës të Kontrollit Teknik, penalizohen 6 të tjerë

DPSHTRR ka bërë me dije këtë të premte (19 maj) se janë larguar nga detyra 3 punonjës të QKT-ve Tiranë, Durrës dhe Vlorë, është pezulluar drejtuesi i QKT-së Shkodër dhe ka penalizuar 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër dhe Sarandë, pasi abuzuan me detyrën.

DPSHTRR ka paralajmëruar masa dhe hetim administrative për të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale ndërsa bën me dije se grupi hetimin për raste të tjera abuzimi me detyrën.

DPSHTRR, me misionin për të qenë një ent model efikasiteti dhe ligjshmërie, vijon të monitorojë çdo proces shërbimi, në qendër dhe në degët rajonale, për garantimin e standardeve të sigurisë e cilësisë!

Me përfundimin e afatit 4-mujor, të KQZ, për kufizimin e lëvizjeve në entet publike, deri në datën e zgjedhjeve, DPSHTRR paralajmeron masa dhe hetime administrative, që përfshijnë të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale! Konkretisht largohen nga detyra 3 punonjës të QKT-ve Tiranë, Durrës, Vlorë; pezullohet drejtuesi i QKT-së Shkodër; penalizohen edhe 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/