RTSH 24 Live

Muzikë

ABBA njoftojnë rikthimin e tyre në muzikë pas 40 vitesh

04/09/2021

ABBA njoftojnë rikthimin e tyre në muzikë pas 40 vitesh

Ju kujtohet grupi ABBA dhe këngët e tyre? Ata rikthehen pas 40 vitesh me muzikën e tyre për të kenaqur të gjithë adhuruesit e muzikës. Që nga viti 1982, kur bënë këngën e fundit, kanë kaluar gati 40 vjet, por grupi i famshëm ABBA është rikthyer. Grupi pop suedez ka njoftuar se do të japë një koncert 'hologram' në Londër. “Ne bëmë një pushim që nga pranvera e vitit 1982 dhe tani kemi vendosur që është koha për t'i dhënë fund”, lajmëroi grupi në një njoftim për shtyp. “Thonë se është marrëzi të presësh më shumë se 40 vjet për një album të ri, ndaj krijuam një vazhdim të "The Visitors”, shtojnë më tej. 
Grupi I përbërë nga meshkuj e dy femra, nisën të këndonin në vitin 1970 në një kabare. Katër vjet më vonë, ata fituan Eurovisionin me “Waterloo”. Por yje u bënë me këngët “Dancing Queen” dhe “Fernando”. Një tjetër hit që mbahet mend është “Mamma Mia”. Albumi i fundit i ABBA, “The Visitors”, i publikuar në vitin 1981, kishte disa ndryshime nga muzika e mëparshme, e lehtë, e grupit. Deri atëherë, njëri nga dy çiftet e martuar të grupit ishte divorcuar, dhe tjetri ishte gati. Anëtarët sot tani janë të gjithë në të 70 -at dhe kanë publikuar projekte të shumta solo. “Ne do të jemi në gjendje të ulemi bashkë me publikun dhe të shikojmë veten tonë dixhitale duke interpretuar. Biletat dalin në shitje nga 5 shtatori”, thuhet në njoftim.