RTSH 24 Live

Aktualitet

A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t'i konsumojnë

12 orë para

A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t'i konsumojnë

Bllokimi nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit të 20 tonë mandarinave të kthyera nga Europa për prezencë pesticidesh ka vënë në alarm shumë qytetarë të Elbasanit, të cilët hezitojnë të  konsumojnë këtë frut të stinës.

Tregtarët shprehen se ka rënën ndjeshëm shitja e mandarinave pikërisht nga paniku i krijuar.

"Në janar i spërkasim me gëlqere dhe gur kali. / E mirë është mandarina, por njerëzit ia kanë frikën," thonë fermerët.

Radio Televizioni Publik Shqiptar iu drejtua Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve, ku sipas specialistit Ramazan Kapllan në qarkun e Elbasanit kultura e mandarinës nuk futet në kulturat prioritare për eksport.

Z. Kapllani shton se në Elbasan nuk ka plantacione mandarinash. Ato përgjithësisht vijnë nga kopshtet e banorëve dhe janë për konsum të brendshëm.

"Elbasani nuk ka blloqe me mandarina dhe ne nuk bëjmë eksport. Zakonisht këto që rriten në bahçet e qytetarëve dhe fermerëve kanë si destinacion konsumin personal dhe shumë pak kalojnë në tregun vendas," shprehet z. Kapllani, specialist i Sektorit të Mbrojtjes së Bimëve.

Nga ana tjetër AKU Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Mbrojtjes së Bimëve është duke ushtruar kontrolle tek çdo fermer, duke testuar mostra të ndryshme të frutit të mandarinës në këtë qark, por deri më tani nuk ka rezultuar asnjë shkelje.

/rtsh.al/