“Gruaja e paqes në botë”, kështu shkruan Kryeministri Edi Rama për Nënë Terezën në këtë 8-vjetor të Shenjtërimit të saj.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një prej thënieve të Nënë Terezës.
"Mirëmëngjesi dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Edhe presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si shembull të fuqisë së shpirtit dhe besimit.
“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve. Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.
Kjo e enjte (5 shtator) shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.
/rtsh.al/