RTSH 24 Live

Sociale

79-vjetori i Çlirimit të Gjirokastrës, homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit

18/09/2023

79-vjetori i Çlirimit të Gjirokastrës, homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit

18 Shtatori është dita e çlirimit të Gjirokastrës.

Në këtë 79-vjetor, shumë qytetarë, drejtues të pushtetit vendor, veteranë si dhe pasardhës të dëshmorëve kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të organizuara në varrezat e dëshmorëve të qytetit.

18 Shtatori është ditë e rëndësishme, është dita e lirisë, ti nderojmë, ti respektojmë, gjithë ato bij dhe bija të Gjirokastrës dhe jo vetëm që derdhën gjakun e tyre,” thotë qytetari.

Gjirokastra u çlirua në mëngjesin e datës 18 shtator të vitit 1944 nga Brigada e 14-t sulmuese dhe Batalioni i 2-të i Brigadës së 19 sulmuese. Qyteti i gurtë numëron 494 dëshmorë.

Gazetar: V.Shumeli

/RTSH/