RTSH 24 Live

Kulturë

65-vjetori i ansamblit popullor, “Trimat e Jutbinës”, vjen në datat 9 dhe 10 nëntor në TKOB

08/11/2022

65-vjetori i ansamblit popullor, “Trimat e Jutbinës”, vjen në datat 9 dhe 10 nëntor në TKOB

Një pjesëz nga cikli madhështor i epikës shqiptare, do të vihet në skenë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. “Trimat e Jutbinës”, e cila është shkëputur nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, i Mitrush Kutelit, do të prezantohet për publikun në datat 9 dhe 10 nëntor, për të festuar 65-vjetorin e krijimit të Ansamblit Popullor.

Në këtë vit jubilar të Ansamblit Popullor është menduar të sillet kjo vepër, sepse ka një mesazh të caktuar edhe për ditët e sotme, sipas regjisorit Druga.

Shfaqja “Trimat e Jutbinës” përgjatë 2 netëve, do të vihet në skenën e TKOB-së, në orën 19:00.

/rtsh/