RTSH 24 Live

Televizion

501,793 shqiptarë kanë instaluar në telefonat e tyre aplikacionin RTSH TANI

15/11/2020

501,793 shqiptarë kanë instaluar në telefonat e tyre aplikacionin RTSH TANI

Mbi 500 mijë shqiptarë kanë instaluar në telefonat e tyre aplikacionin që u mundëson të ndjekin programet e platformës së RTSH ,  15 kanale në televizion dhe 11 kanale në radio, në të gjithë botën, kudo ku ata ndodhen. Nëpërmjet RTSH TANI , shqiptarët mund t’i ndjekin programet e RTSH jo vetëm ku të duan, por edhe kur të duan.

Sot në mbremje numri i shkarkimeve dhe instalimeve ariti në 501,793 .

Drejtori I Përgjithshëm i RTSH , Thoma Gëllci tha se “ Kjo është një arritje e padiskutueshme e Radio Televizionit Shqiptar dhe një tregues i qartë dhe konkret i interesit që kanë njerëzit në programet radiotelevizive të tij. Numri prej më tepër se gjysmë milioni njerëzish na bën të dalim ballëlart përpara publikut për punën e bërë,  por edhe të kemi përgjësi të shtuara për të justifikuar këtë interes. Ne që punojmë aty jemi krenarë për transformimin gjigand teknologjik, programor dhe përmbajtësor që ka pësuar transmetuesi publik në këto vite të fundit.” theksoi zoti Gëllci.

Përparimi I RTSH në aspektin teknologjik, programor dhe përmbajtësor është një dicka e njohur edhe ndërkombëtarisht. Progres Raporti i KE theksonte pikërisht këtë gjë . Këto aritje tregojnë se ky transformim do të vazhdojë më tej.

RTSH TANI nuk është më thjesht një eksperiment i sukseshëm, por një realitet i bukur . Është platformë e fuqishme transmetimi  që barazohet me rrjetin tokësor dhe satelitor të RTSH .

Na ndiqni në RTSH TANI!

Shkarkojeni atë  për sistemet  IOS në App Store si dhe për sistemet Android në Google Play.