Censusi i shpendëve ujorë, i zhvilluar në ligatinat e Shkodrës në janar të këtij viti, ka treguar një rritje prej rreth 40 mijë individësh në disa lloje speciesh, krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, sipas specialistëve të angazhuar në këtë proces, kjo rritje mbetet nën mesataren e dy dekadave të fundit.
“Pavarësisht se u numëruan 113 mijë individë me të gjitha llojet e shpendëve ujorë, nga 2024-2025 ka një trend rritje me mbi 40 mijë numër individësh më tepër dhe është e kënaqshme. Por nëse flasim për një afat kohor disa vjeçar, ky trend është në zbritje”, u shpreh biologia dhe aktivistja mjedisore, Aurora Piroviq.
Ndërkohë disa nga speciet e veçanta siç është pelikani kaçurrel, mbeten të jenë të kërcënuara në Liqenin e Shkodrës, veçanërisht për shkak të aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike.
“Për llojet e rrezikuara që janë pjesë e listës së kuqe ka monitorime të veçanta dhe më periodike. Janari dhe shkurti janë muaj folezues për pelikanin kaçurrel dhe të shpresojmë të kemi rritje të popullatës të këtij pelikani”, u shpreh biologia.
Nga të dhënat e këtij viti, liqeni i Shkodrës renditet si ligatina e dytë më e rëndësishme në vend për numrin e shpendëve ujorë, pas Parkut Kombëtar të Karavastasë. Në këtë liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, janë regjistruar mbi 270 lloje shpendësh, përfshirë specie ujorë, jo ujorë, folezues, migrues, shtegtues deri edhe dimërues, të cilët tërhiqen nga klima e butë mesdhetare e rajonit.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/