Rreth 30 mije turistë kanë vizituar Kukësin gjatë sezonit veror ku ndryshe nga vitet e tjerë për vizitorët ka pasur më shumë hapësira akomoduese, siç janë bujtinat.
“Është përmirësuar infrastruktura akomoduese, emigrantët po kthehen dhe po investojnë. Pjesë e mirë e turistëve që na frekuentojnë janë turistë që preferojnë jetesën vendase. Guida kanë përmirësuar infrastrukturën e këtyre grupeve që vijnë”, u shpreh Përgjegjësi i sektorit të turizmit, Besart Halilaj.
Një ndihmesë sa i përket turistëve janë dhe guidat ku për këtë sezon janë licencuar 14 guida shoqëruese. Pikat turistike më të frekuentuara në Bashkinë Kukës mbeten Shtegu i ngjyrave, mali i Gjalicës e të tjerë.
Vite pas vitesh në pikat turistike numri i vizitorëve ka qenë gjithnjë në rritje, për shkak të bukurive të shumta natyrore, duke u kthyer në një potencial për turizmin malor.
/RTSH/