RTSH 24 Live

Kosovë

25 vjet nga fundi i pushtimit serb të Kosovës dhe tërheqjes së forcave ushtarake të Millosheviçit

11/06/2024

25 vjet nga fundi i pushtimit serb të Kosovës dhe tërheqjes së forcave ushtarake të Millosheviçit

 

Sot bëhen 25 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova.

Kjo shënoi edhe fundin e pushtimit serb, veçanërisht pasi ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që e  detyruan të nënshkruajë marrëveshjen më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari nga Haga për krime lufte në Kosovë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serb të fillonte tërheqjen e plotë nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

/rtsh.al/