RTSH 24 Live

Aktualitet

248-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Wisner: Lidhje të forta mes 2 vendeve tona

28/06/2024

248-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Wisner: Lidhje të forta mes 2 vendeve tona

Ambasada amerikane në Tiranë organizoi mbrëmë Pritjen e Ditës së Pavarësisë në pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në pritjen e organizuar me rastin e 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, theksoi se lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar gjatë 102 viteve të marrëdhënieve diplomatike.

Wisner tha se amerikanët dhe shqiptarët kanë shumë të përbashkëta, duke filluar nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë e deri te pasioni për futbollin.

Në fjalën e tij Wisner tha se “kemi shumë të përbashkëta, që nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, tek dashuria jonë për lirinë, tek pasioni për futbollin (sado të ndryshme që janë!), tek amerikanët që vizitojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe komunitetet e mëdha e të talentuara të diasporës shqiptare në SHBA”.

“Ndonjëherë dëgjoj se shqiptarët kanë rezerva ndaj shërbimit publik, duke kujtuar ngjyrimet që ky koncept kishte gjatë periudhës së errët në historinë e Shqipërisë. Gjatë vitit tim këtu, kam parë se realiteti është pak më i ndryshëm dhe në fakt më bën të kem më shumë optimizëm”, theksoi Wisner.

Lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar gjatë 102 viteve të fundit, theksoi Wisner, duke shtuar se, “kemi shumë të përbashkëta – që nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë, te pasioni për futbollin (sado të ndryshme që janë!), tek amerikanët që vizitojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe komunitetet e mëdha e të talentuara të diasporës shqiptare në SHBA, të ekspozuara këtu sonte. Këtë mbrëmje, dëshirojmë të na bashkoheni për të nënvizuar një lidhje të veçantë që na lidh – atë të përkushtimit ndaj shërbimit publik.”