RTSH 24 Live

Ekonomi

230 mjete turistike u ndalën në portin e Durrësit nga janari në korrik

31/08/2024

230 mjete turistike u ndalën në portin e Durrësit nga janari në korrik

Porti i Durrësit edhe gjatë këtij sezoni turistik ka qenë ndalesa e një numri të lartë anijesh turstike.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë periudhës janar-korrik 230 mjete turistike detare janë ndalur në Autoriteti Portual Durrës.

Sipas APD-së edhe në ditët e fundit të gushtit në kalatat e portit vijojnë të ankorohen jahte turistike.

Shume prej tyre sjellin turistë,  ndërsa të tjerë ndalojnë për të kryer shërbime portuale, apo furnizim me karburant.

Vitet e fundit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e  Durrësit është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.

Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar.


/ rtsh.al /