RTSH 24 Live

Sociale

2283 të rinj aplikuan në programin e kodimit për bursë nga qeveria

18/03/2023

2283 të rinj aplikuan në programin e kodimit për bursë nga qeveria

2283 të rinj shqiptarë kanë aplikuar në programin e kodimit me mbështetje financiare nga qeveria dhe kanë përfituar bursë.

Lajmin e publikoi kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa u bëri thirrje edhe të rinjve të tjerë të aplikojnë nëse dëshirojnë të ndërrojnë apo zhvillojnë më tej karrierën.

Aplikimet janë ende të hapura në platformën e-Albania në shërbimin “Aplikim për kurset e formimit profesional me mbështetje financiare nga qeveria”.

Karrierën e tyre të rinjtë e vazhdojnë pranë akademisë Betaplan me programin “Python FullStack”.

 

/ rtsh. al /