RTSH 24 Live

Sociale

21-vjeçari me sindromën Asperger - Të rinjtë me autizëm duhen aftësuar dhe jo izoluar

02/04/2024

21-vjeçari me sindromën Asperger - Të rinjtë me autizëm duhen aftësuar dhe jo izoluar

Tarkan Bashllari  është 21 vjeç me sindromën Asperger, një nga më të veçantat e spektrit të autizmit  dhe ndoshta i vetmi që ka prekur në Shqipëri shkallët e universitetit .

Ata që e kanë këtë sindromë kanë një nivel të lartë inteligjence , janë verbal por kanë probleme me hiperaktivitetin dhe socializmin. Jo gjithmonë është fushë me lule , jo gjithmonë është avantazh të kesh këtë inteligjencë. Ndonjëherë i bën njerëzit të largohen nga ty dhe të gjejnë pikën e dobët e të dinë ku të të godasin”, tha Tarkan Bashllari.

Është bullizuar që i vogël por sot i ka lënë pas ato kujtime.

Më kanë bullizuar kur isha në shkollën 9-vjeçare . Fjalët e tyre më lëndonin shumë, më preknin thellë në shpirt. Isha më i vogël dhe naiv, nuk i kuptoja shumë mirë”, tha Tarkan Bashllari.

Studion për shkenca politike pasi dëshiron fort të ndryshojë politikat për të rinjtë dhe sidomos të atyre me autizëm.

Kam zgjedhur shkencat politike pasi që I vogël kam dashur të kontribuoj për ndryshimin . Duhet të ndryshojmë perceptimin publik dhe institucional për autizmin dhe ta bëjmë këtë shoqëri më bashkëpunuese për një kauzë të tillë. Do të doja ti kushtohet më shumë vëmendje aftësimit të të rinjve që ata të mos ndihet keq kur të mos I kenë më prindërit afër”, tha Tarkani.

Përveç studimeve, ai edhe punon duke mos ju bërë më barre prindërve. Prindërit e Tarkanit ndihen të lumtur ndërsa ai vetë i plotësuar falë edhe shoqërisë që e rrethon.

Gazetare: S. Mlloja

/RTSH/