RTSH 24 Live

Politikë

15 vite në NATO, Rama: Riafirmim i përkushtimit ndaj parimeve e vlerave që mbështesin Aleancën

02/04/2024

15 vite në NATO, Rama: Riafirmim i përkushtimit ndaj parimeve e vlerave që mbështesin Aleancën

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën X, ka falënderuar sekretarin amerikan Antony Blinken, në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Për këtë, Rama thekson se “nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë”.

“Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë”.

Rama shkruan se “ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim”.

 

/rtsh.al/