RTSH 24 Live

Sociale

1.300 të kartelizuar me sëmundje reumatizmale në rajonin jugor

15 orë para

1.300 të kartelizuar me sëmundje reumatizmale në rajonin jugor

Sëmundjet reumatizmale janë mjaft të përhapura në rajonin jugor.

Në shërbimin e reumatologjisë në spitalin e Gjirokastrës rezultojnë të kartelizuar 1.300 individë, ku kryesojnë ata me artrit reumatoid.

"... mund të arrijnë deri në 300 pacientë, me artrit podagroz rreth 200 pacientë. Kemi me artrit psoriatik, artrit juvenil, spondilit akilozant rreth 50–60," tregon mjekja reumatologe Vjollca Koko.

Ky grup sëmundjesh shkakton paaftësi për të punuar.

Nga mjekët e këtij shërbimi kërkohet që spitali i Gjirokastrës të merret edhe me edukimin e popullatës me qëllim parandalimin e tyre.

"Shërbimi që duhet të marrin këta të sëmurë duhet të jetë më cilësor, të përfshijë jo vetëm mjekimin apo diagonistikimin, por edhe edukimin, rehabilitimin, të përfshijë menaxhimin e këtyre të sëmurëve në rajon. Shërbimi i reumatologjisë ka nevojë për përsosje," shton Dr. Koko.

Me instalimin e laboratorit të ri në spitalin e Gjirokastrës, para dy vitesh është zgjidhur problematika e kryerjes së analizave për këta të sëmurë, duke e bërë më të lehtë diagnostikimin e sëmundjeve.

Ky shërbim tashmë është pajisur edhe me aparaturën DEXA që shërben për matjen e densimetrisë kockore.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/